Fshehja e fotove dhe videove
Mund t'i fshihni fotot dhe videot nga ekrani bazë i Albumit. Pasi fotot dhe videot të jenë
fshehur nga ekrani bazë i Albumit, ato mund të shihen vetëm nga dosja Të fshehurat.
Për të fshehur një foto ose video
1
Tek Albumi, gjeni dhe trokitni lehtë mbi foton ose videon që dëshironi të fshihni.
2
Trokitni lehtë në ekran për të afishuar shiritat e veglave dhe pastaj trokitni lehtë mbi
.
3
Trokitni lehtë mbi
Fshih > OK.
Për të parë fotot dhe videot tuaja të fshehura
1
Tek Albumi, zvarritni skajin e majtë të ekranit bazë të Albumit në të djathtë, pastaj
trokitni lehtë mbi
Të fshehura.
2
Trokitni lehtë një foto ose video për ta parë.
3
Goditni lehtë majtas për të parë foton ose videon pasardhëse. Goditni lehtë
djathtas për të parë foton ose videon paraardhëse.
Për të anuluar fshehjen e një fotoje ose videoje
1
Tek Albumi, zvarritni skajin e majtë të ekranit bazë të Albumit në të djathtë, pastaj
trokitni lehtë mbi
Të fshehura.
2
Trokitni lehtë mbi një foto ose video, fshehjen e së cilës dëshironi të anuloni.
3
Trokitni lehtë mbi ekran për të afishuar shiritat e veglave, pastaj trokitni lehtë mbi .
4
Trokitni lehtë mbi
Mos fshih.