Kontrolli i përdorimit të të dhënave
Mund të rregjistroni sasinë e të dhënave të transferuara në dhe nga pajisja juaj nëpërmjet
lidhjes tuaj të të dhënave celulare ose Wi-Fi® gjatë një periudhe të caktuar. Për shembull,
mund të shihni sasinë e të dhënave që përdoren nga aplikacione individuale. Për të
dhënat e transferuara nëpërmjet lidhjes tuaj të të dhënave celulare, gjithashtu mund të
cilësoni paralajmërime dhe kufizime të përdorimit të të dhënave për t'iu shmanguar
tarifave shtesë.
Nëse jeni duke përdorur një pajisje me disa përdorues, vetëm pronari, që është përdoruesi
kryesor, mund të rregullojë cilësimet e përdorimit të të dhënave. Rregullimi i cilësimeve të
përdorimit mund t'ju ndihmojë që të ruani një kontroll më të madh mbi përdorimin e të
dhënave, por nuk mund të garantojë parandalimin e tarifave shtesë.
Për të ndezur ose fikur trafikun e të dhënave
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
3
Zvarrisni rrëshqitësin pranë
Trafiku i të dhënave cel. për të ndezur ose fikur
trafikun e të dhënave.
Kur trafiku i të dhënave fiket, pajisja juaj ende mund të vendosë lidhje Wi-Fi® NFC dhe
Bluetooth®.
Për të cilësuar një paralajmërim të përdorimit të të dhënave
1
Sigurohuni që trafiku i të dhënave celulare është aktivizuar.
2
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
4
Për të cilësuar nivelin e paralajmërimit, tërhiqni vijën e paralajmërimit në vlerën e
dëshiruar. Merrni një njoftim paralajmërimi kur sasia e trafikut të të dhënave i
afrohet nivelit që cilësuat.
Për të cilësuar një kufi të përdorimit të të dhënave celulare
1
Sigurohuni që trafiku i të dhënave celulare është aktivizuar.
2
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
4
Zvarriteni rrëshqitësin pranë
Kufizo përdor. e të dhënave cel. në të djathtë dhe
më pas trokitni
OK.
5
Për të cilësuar kufirin e përdorimit të të dhënave celulare, zvarritni vijën e kufirit të
të dhënave te vlera e dëshiruar.
Sapo përdorimi i të dhënave celulare të arrjë kufirin e cilësuar, trafiku i të dhënave celulare në
pajisjen tuaj do të çaktivizohet automatikisht.
37
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të kontrolluar përdorimin e të dhënave të aplikacioneve individuale
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
3
Trokitni lehtë tek aplikacioni që dëshironi të kontrolloni dhe më pas zvarriteni
rrëshqitëin pranë
Kufizo të dhënat e aplik. në sfond në të djathtë dhe trokitni lehtë
OK.
4
Për t'u qasur në cilësime më specifike për aplikacionin (nëse disponohen), trokitni
lehtë mbi
Cilësimet e aplikacionit dhe bëni ndryshimet e dëshiruara.
Funksionimi i aplikacioneve të veçanta mund të ndikohet nëse ndryshoni cilësimet që kanë
lidhje me përdorimin e të dhënave.
Për të kontrolluar përdorimin e të dhënave tuaja
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
3
Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi
Afisho Wi‑Fi.
4
Për të parë informacionet mbi sasinë e të dhënave të transferuara nëpërmjet WI-
Fi®, trokitni lehtë te skeda
Wi-Fi.
5
Për të parë informacionet mbi sasinë e të dhënave të transferuara nëpërmjet
lidhjes së të dhënave celulare, trokitni lehtë te skeda
Celulare.