Cilësimet e fotokamerës
Për të rregulluar cilësimet e fotokamerës
1
Aktivizoni kamerën.
2
Për të shfaqur të gjitha cilësimet, trokitni lehtë mbi .
3
Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni dhe pastaj modifikojeni sipas
dëshirës.
Pamja e përgjithshme e cilësimeve të fotokamerës
Rezolucioni
Zgjidhni midis disa rezolucioneve dhe raporteve të pamjes përpara nxjerrjes së një fotoje.
Një foto me një rezolucion më të lartë kërkon më shumë kujtesë.
20.7MP
5248×3936(4:3)
Rezolucioni 20,7 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.
15.5MP
5248×2952(16:9)
Rezolucioni 15,5 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane të gjera.
8MP
3264×2448(4:3)
Rezolucioni 8 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.
8MP
3840×2160(16:9)
Rezolucioni 8 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane të gjera.
3MP
2048×1536(4:3)
Rezolucioni 3 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.
2MP
95
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
1920×1080(16:9)
Rezolucioni 2 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane të gjera.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes
Me dorë.
Kohëvonuesi
Me kohëvonuesin, mund të nxirrni një foto pa e mbajtur në dorë pajisjen. Përdoreni këtë
funksion për të nxjerrë autoportrete ose foto në grup, ku të gjithë mund të jenë në foto.
Gjithashtu mund të përdorni kohëvonuesin nëse dëshironi të shmangni dridhjet e
kamerës kur nxirrni fotot.
Aktiv (10 s.)
Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e fotos.
Aktiv (2 s.)
Cilësoni një vonesë prej 2 sekondash që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e fotos.
Aktiv (0,5 s.)
Cilësoni një vonesë prej gjysmë sekonde që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e fotos.
Joaktiv
Fotoja nxirret sapo të trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës.
Smile Shutter™
Përdorni funksionin Smile Shutter™ për të përcaktuar se ndaj cilit lloj buzëqeshjeje të
reagojë kamera përpara nxjerrjes së një fotoje.
Mënyra e fokusimit
Funksioni i fokusit kontrollon se cila pjesë e një fotoje duhet të duket qartë. Kur fokusi
automatik i vazhdueshëm është aktiv, kamera vazhdon të rregullojë fokusin, në mënyrë
që zona brenda kornizës së verdhë të fokusit të qëndrojë e qartë.
Fokusi automatik i një subjekti
Kamera fokusohet automatikisht mbi objektin e përzgjedhur. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.
Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e verdhë e fokusit bëhet blu, duke treguar se fokusi është
cilësuar. Fotoja nxirret kur hiqni gishtin.
Fokusi automatik i shumëfishtë
Fokusi cilësohet automatikisht në disa zona të imazhit. Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e
verdhë e fokusit bëhet blu, duke treguar se fokusi është cilësuar. Fotoja nxirret kur hiqni gishtin. Fokusi
automatik i vazhdueshëm është joaktiv.
Dallimi i fytyrave
Kamera dallon automatikisht deri në pesë fytyra njerëzish, të treguara nga kornizat në ekran. Kamera
fokusohet automatikisht mbi fytyrën më të afërt. Gjithashtu mund të përzgjidhni se në cilën fytyrë të
fokusoheni duke trokitur lehtë mbi të në ekran. Kur trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës, një kornizë blu tregon
se cila fytyrë është e përzgjedhur dhe në fokus. Dallimi i fytyrës nuk mund të përdoret për të gjitha llojet e
skenave. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.
Fokusi me prekje
Prekni një zonë të veçantë në ekranin e kamerës për të cilësuar zonën e fokusit. Fokusi automatik i
vazhdueshëm është joaktiv. Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e verdhë e fokusit bëhet blu,
duke treguar se fokusi është cilësuar. Fotoja nxirret kur hiqni gishtin.
Ndjekja e objektit
Kur përzgjidhni një objekt duke e prekur atë te pamori, kamera e gjurmon atë për ju.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit
Me dorë.
HDR
Përdorni cilësimin e HDR (Diapazon me dinamikë të lartë) për të nxjerrë një foto kundrejt
një drite sfondi të fortë ose në kushte kur kontrasti është i mprehtë. HDR kompenson për
96
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
humbjen e hollësisë dhe prodhon një figurë tipike si për zonat e errëta, ashtu dhe për ato
të shndritshme.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit
Me dorë.
ISO
Mund ta zvogëloni turbullimin e imazhit të shkaktuar nga errësira ose nga subjektet që
lëvizin, duke rritur ndjeshmërinë ISO. Po ashtu, nëse dëshironi të nxirrni një imazh të
ndritshëm në kushte errësire, mund ta cilësoni ndjeshmërinë ISO në një vlerë më të lartë.
Automatik
Cilëson automatikisht ndjeshmërinë ISO.
50
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 50.
100
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 100.
200
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 200.
400
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 400.
800
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 800.
1600
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 1600.
3200
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 3200.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit
Me dorë.
Dritëmatja
Ky funksion përcakton automatikisht një ekspozim të ekuilibruar mirë, duke matur sasinë
e dritës që bie në imazhin që dëshironi të fotografoni.
Në qendër
Matja qendrën e imazhit dhe përcakton ekspozimin që bazohet në ndriçimin e subjektit atje.
Selektive
Rregullon ekspozimin në një pjesë shumë të vogël të imazhit që dëshironi të fotografoni.
Fytyra
Mat sasinë e dritës në fytyrë dhe rregullon ekspozimin në mënyrë që fytyra të mos jetë as shumë e errët as
shumë e ndritshme.
Shumëfish
Ndan imazhin në shumë rajone dhe mat secilin rajon për të përcaktuar një ekspozim të ekuilibruar mirë.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes
Me dorë.
Stabilizuesi i imazhit
Kur nxirri një foto, mund të jetë e vështirë që ta mbani pajisjen pa e lëvizur. Stabilizuesi ju
ndihmon duke kompensuar lëvizjet e vogla të dorës.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit
Me dorë.
Paraafishimi
Mund të zgjidhni të paraafishoni fotot ose videot menjëherë pasi i fotografuat ose xhiruat.
I pakufizuar
Paraafishimi i fotos ose videos shfaqet pasi e fotografuat ose xhiruat.
97
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
5 sekonda
Paraafishimi i fotos ose videos shfaqet për 5 sekonda pasi e fotografuat ose xhiruat.
3 sekonda
Paraafishimi i fotos ose videos shfaqet për 3 sekonda pasi e fotografuat ose xhiruat.
Modifiko
Fotoja ose videoja hapet për redaktim pasi e fotografuat ose xhiruat.
Joaktiv
Fotoja ose videoja ruhet pasi e e fotografuat ose xhiruat dhe paraafishimi nuk shfaqet.
Njohja e fytyrës
Mund të regjistroni fytyrat në aplikacionin Kamera, në mënyrë që kamera të fokusohet
automatikisht në këto fytyra kur shfaqen te pamori.
Blici
Përdorni blicin për të nxjerrë foto kur ndriçimi është i pamjaftueshëm ose kur ka dritë
sfondi. Opsionet në vijim janë të disponueshme kur trokitni lehtë mbi ikonën e blicit në
ekranin e kamerës:
Automatik
Kamera përcakton automatikisht nëse kushtet e ndriçimit kërkojnë përdorimin e një blici.
Mbush flashin
Përdoreni këtë cilësim kur sfondi është më i shkëlqyeshëm sesa subjekti. Ky cilësim heq hijet e errëta të
padëshirueshme.
Reduktimi i syrit të kuq
Zvogëlon ngjyrën e kuqe të syve kur nxirrni një foto.
Joaktiv
Blici u çaktivizua. Ndonjëherë cilësia e fotos është më e mirë pa blic, edhe sikur ndriçimi të jetë i
pamjaftueshëm. Për të nxjerrë një foto të mirë pa blic, duhet ta mbani dorën të palëvizur. Përdorni
kohëvonuesin për të shmangur fotot e turbullta.
Projektori
Drita e blicit ndizet kur nxirrni foto.
Përzgjedhja e skenës
Përdorni tiparin Përzgjedhja e skenës për ta konfiguruar shpejt kamerën për situatat e
zakonshme, duke përdorur skenat e paraprogramuara. Kamera përcakton një numër
cilësimesh që të përshtatni skenën e përzgjedhur, duke siguruar foton më të mirë të
mundshme.
Joaktiv
Tipari Përzgjedhja e skenës është joaktiv dhe mund të nxirrni foto me dorë.
Lëkurë e butë
Nxirrni foto të fytyrave duke përdorur një efekt zbukurimi të përmirësuar.
Marrje artistike
Përdoreni për fotografimin e fotove me një sfond të butë.
Mjegullim kundër lëvizjes
Përdoreni për zvogëlimin e dridhjeve të kamerës gjatë xhirimit të një skene pak më të errët.
Peizazh
Përdoreni për foto peizazhi. Kamera fokusohet në objekte të largëta.
HDR e korrigj. të dritës së sfondit
Përdoreni për të përmirësuar hollësitë në poza me kontrast të lartë. Korrigjimi i integruar i dritës së
sfondit analizon imazhin dhe e rregullon automatikisht atë për t'ju dhënë një pozë të ndriçuar në
mënyrë të përsosur.
Portret natën
Përdoreni për foto portreti të nxjerra natën ose në mjedise të ndriçuara dobët. Për shkak të kohës së
zgjatur të ekspozimit, kamera duhet mbajtur e palëvizur ose duhet vendosur në një sipërfaqe të
qëndrueshme.
98
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Skenë natën
Përdoreni kur nxirrni fotografi natën ose në mjedise të ndriçuara dobët. Për shkak të kohës së zgjatur
të ekspozimit, kamera duhet mbajtur e palëvizur ose duhet vendosur në një sipërfaqe të
qëndrueshme.
Muzgu në dorë
Përdoreni për nxjerrjen e fotove me dritë të ulët dhe aparatin të mbajtur në dorë, me zhurmë dhe
turbullirë të zvogëluar.
Ndjeshmëria e lartë
Përdoreni për nxjerrjen e fotove pa blic në kushte me dritë të dobët. Zvogëlon turbullirën.
Gatime
Përdoreni për fotografimin e përgatitjeve të ushqimeve në ngjyra të ndritshme.
Kafshë shtëpiake
Përdoreni për të nxjerrë foto të kafshëve tuaja shtëpiake. Zvogëlon turbullirën dhe sytë e kuq.
Plazh
Përdoreni për të nxjerrë foto të skenave buzë detit ose buzë liqenit.
Borë
Përdoreni në mjedise me shumë dritë për të shmangur fotot e mbiekspozuara.
Festë
Përdoreni për foto në mjedise të brendshme me ndriçim të dobët. Kjo skenë kap ndriçimin e sfondit
në mjedise të brendshme ose dritën e qirinjve. Për shkak të kohës së zgjatur të ekspozimit, kamera
duhet mbajtur e palëvizur ose duhet vendosur në një sipërfaqe të qëndrueshme.
Sporte
Përdoreni për foto objektesh që lëvizin shpejt. Koha e shkurtër e ekspozimit e minimizon turbullimin
prej lëvizjes.
Dokument
Përdoreni për foto tekstesh ose vizatimesh. I jep fotos kontrast të rritur, më të mprehtë.
Fishekzjarrë
Përdoreni për të nxjerrë foto të fishekzjarreve me gjithë shkëlqimin e tyre.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes
Me dorë.