Konfigurimi me një prekje
Mund të përdorni funksionin e Konfigurimit me një prekje për të filluar automatikisht
konfigurimin e disa tipareve që funksionojnë me valë ndërmjet dy pajisjeve Xperia™. Për
shembull, mund të përdorni Konfigurimin me një prekje për të hapur konfigurimin e
cilësimeve themelore për Pasqyrimin e ekranit dhe Xperia Link™. Pasi të keni përfunduar
konfigurimin, do të keni nevojë vetëm për një prekje çdo herë për të hapur këto tipare.
Funksioni i Konfigurimit me një prekje aktivizohet duke përdorur NFC. Tipare të tjera me
një prekje përfshijnë Bluetooth® dhe Serverin e multimediave. Për më shumë informacion
mbi konfigurimin e Pasqyrimit të ekranit, Serverit të multimediave, NFC-së dhe
Bluetooth®, referojuni seksioneve përkatëse të udhëzuesit të përdorimit.
Për të nisur Konfigurimin me një prekje në pajisjen tuaj
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Lidhshmëria Xperia™ > Konfigurimi me
një prekje. Funksioni NFC aktivizohet automatikisht.
3
Sigurohuni që funksioni NFC në pajisjen tjetër Xperia™ është aktivizuar.
4
Sigurohuni që ekranet e të dyja pajisjeve janë të shkyçura dhe aktive.
5
Vini të dyja pajisjet bashkë në mënyrë që zona e zbulimit NFC e secilës pajisje të
prekë tjetrën. Funksioni i konfigurimit me një prekje hapet automatikisht.
Të dyja pajisjet duhet të mbështesin funksionin e Konfigurimit me një prekje.
122
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.