Lidhja e pajisjes me pajisjet shtesë me USB
Mund të përdorni një përshtatës të pritësit USB për ta lidhur pajisjen tuaj me pajisjet
shtesë me USB, si p.sh. pajisjet e hapësirës ruajtëse masive USB, kontrolluesit e
lojërave, tastierat dhe minjtë me USB. Nëse pajisja shtesë USB ka një lidhës mikro-USB,
nuk ka nevojë për një përshtatës të pritësit USB.
Përshtatësit e pritësit USB shiten më vete. Sony nuk garanton se të gjithë pajisjet shtesë me
USB mbështeten nga pajisja juaj.
117
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të lidhur një pajisje shtesë me USB duke përdorur lidhësin e pritësit USB
•
Lidhni përshtatësin e pritësit USB me pajisjen dhe më pas lidheni përshtatësin me
pajisjen shtesë me USB.
Mund të kërkohen hapa ose softuerë shtesë për konfigurimin e kontrolluesve të lojërave,
pajisjet shtesë audio dhe pajisjet shtesë eternet me USB. Sony nuk garanton se të gjitha
pajisjet shtesë me USB mbështeten nga pajisja juaj.
Për qasjen në përmbajtje në një pajisje të arkivimit masiv me USB duke përdorur një
përshtatës të Pritësit USB
1
Lidhni përshtatësin e Pritësit USB me pajisjen dhe më pas lidheni përshtatësin me
pajisjen e arkivimit masiv me USB.
2
Për t'u qasur te skedarët dhe dosjet në pajisjen e arkivimit me USB, përdorni një
aplikacion të menaxherit të skedarëve si File Commander.
Mund të hapni po ashtu aplikacionin përkatës të medias në pajisjen tuaj për të parë
drejtpërdrejt përmbajtjen. Për shembull, mund të hapni aplikacionin Albumi për të parë
fotografitë e ruajtura në pajisjen e arkivimit masiv me USB.
Për të shkëputur një pajisje ruajtëse masive USB
1
Për të hapur Panelin e njoftimeve, zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas
trokitni lehtë
Hapësira ruajtëse USB u lidh.
2
Trokitni lehtë mbi
OK.
3
Shkëputeni përshtatësin e pritësit USB nga pajisja juaj.
Për të lidhur një pajisje shtesë me USB duke përdorur lidhësin mikro-USB
•
Lidhni lidhësin mikro-USB të pajisjes shtesë me USB te pajisja juaj.
Sony nuk garanton se të gjithë aksesorët me USB me një lidhës mikro-USB janë të mbështetur
nga pajisja juaj.