Aplikacionet e vogla
Aplikacionet e vogla janë aplikacione në miniaturë që ekzekutohen në krye të
aplikacioneve të tjera në të njëjtin ekran, për të aktivizuar kryerjen e shumë detyrave
njëherësh. Për shembull, mund të keni të hapur një faqe uebi për afishimin e hollësive të
kursit të këmbimit të valutave dhe më pas të hapni aplikacionin e vogël Llogaritësja në
krye të saj dhe të kryeni llogaritje. Mund të qaseni tek aplikacionet tuaja të vogla
nëpërmjet shiritit të të preferuarave. Për të shkarkuar më shumë aplikacione të vogla,
shkoni te Google Play™.
Për të hapur një aplikacion të vogël
1
Për të shfaqur shiritin e të preferuarave, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi aplikacionin e vogël që dëshironi të hapni.
Mund të hapni njëkohësisht disa aplikacione të vogla.
Për të mbyllur një aplikacion të vogël
•
Takoni në dritarën e aplikacionit të vogël.
19
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të shkarkuar një aplikacion të vogël
1
Nga shiriti i të preferuarave, trokitni lehtë mbi
, pastaj trokitni lehtë mbi dhe
pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Kërkoni për një aplikacion të vogël që dëshironi të shkarkoni dhe pastaj ndiqni
udhëzimet për ta shkarkuar dhe për të përfunduar instalimin.
Për të zhvendosur një aplikacion të vogël
•
Kur aplikacion i vogël është i hapur, prekni dhe mbani cepin e sipërm majtas të
aplikacionit të vogël, pastaj zhvendoseni atë në vendndodhjen e dëshiruar.
Për të minimizuar një aplikacion të vogël
•
Kur është hapur aplikacioni i vogël, prekni dhe mbani cepin e sipërm majtas të
aplikacionit të vogël, pastaj tërhiqeni atë në cepin e djathtë ose në buzën e
poshtme të ekranit.
Për të rregulluar përsëri aplikacionet e vogla në shiritin e të preferuarave
•
Trokitni dhe mbani një aplikacion të vogël dhe zvarriteni në pozicionin e dëshiruar.
Për të hequr një aplikacion të vogël nga shiriti i të preferuarave
1
Prekni dhe mbani një aplikacion të vogël, pastaj zvarriteni te .
2
Trokitni lehtë mbi
OK.
Për të rikthyer një aplikacion të vogël të hequr më parë
1
Hapni shiritin e të preferuarave, pastaj trokitni lehtë mbi
.
2
Prekni dhe mbani aplikacionin e vogël që dëshironi të riktheni dhe pastaj zvarriteni
në shiritin e të preferuarave.
Për të shtuar një widget si një aplikacion të vogël
1
Për të shfaqur shiritin e të preferuarave, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi
> > .
3
Përzgjidhni një widget.
4
Futni një emër për widget-in, nëse dëshironi, pastaj trokitni lehtë
OK.