Shkurtoret dhe dosjet
Përdorni shkurtoret dhe dosjet për të menaxhuar aplikacionet tuaja dhe për të mbajtur të
rregullt ekranin tuaj bazë.
1
Qasuni te një aplikacion duke përdorur një shkurtore
2
Qasuni te një dosje që përmban aplikacione
Për të shtuar një shkurtore aplikacioni në Ekranin tuaj bazë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh tek Ekrani fillestar.
2
Në menynë e përshtatjes, trokitni lehtë mbi
Widget-et dhe aplikacionet >
Aplikacionet.
3
Lëvizni nëpër listën e aplikacioneve dhe përzgjidhni një aplikacion. Aplikacioni i
përzgjedhur do të shtohet te Ekrani fillestar.
Përndryshe, në hapin 3, mund të trokitni lehtë mbi
Widget-et dhe aplikacionet > Shkurtoret dhe
pastaj të përzgjidhni një aplikacion nga lista e disponueshme. Nëse e përdorni këtë metodë
për të shtuar shkurtore, disa nga aplikacionet e disponueshme ju lejojnë të shtoni një
funksionalitet të caktuar te shkurtorja.
21
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të zhvendosur një objekt në Ekranin bazë
•
Prekni dhe mbani objektin derisa të përzgjidhet dhe pastaj zvarriteni objektin në
vendndodhjen e re.
Për të fshirë një objekt nga Ekrani bazë
•
Prekni dhe mbani një objekt derisa të përzgjidhet dhe më pas zvarriteni objektin te
.
Për të krijuar një dosje në Ekranin bazë
•
Prekni dhe mbani një ikonë të aplikacioneve ose një shkurtore derisa ajo të
përzgjidhet, pastaj tërhiqeni dhe vendoseni mbi një aplikacion ose shkurtore tjetër.
Për të shtuar elementë në një dosje në Ekranin bazë
•
Prekni dhe mbani një objekt derisa të përzgjidhet dhe më pas zvarriteni objektin te
dosja.
Për të riemërtuar një dosje në ekranin bazë
1
Trokitni lehtë mbi dosje për ta hapur.
2
Takoni shiritin e titullit të dosjes, për të afishuar fushën
Emri i dosjes.
3
Futni emrin e ri të dosjes dhe trokitni lehtë mbi
U krye.