Transferimi i muzikës në pajisjen tuaj
Ka disa mënyra për të transferuar muzikë nga një kompjuter në pajisjen tuaj:
•
Vetëm për Windows
®
: Lidheni pajisjen dhe kompjuterin nëpërmjet një kablloje USB dhe
pastaj zvarrisni e lëshoni skedarët e muzikës drejt e në aplikacionin e menaxhuesit të
skedarëve në kompjuter. Shihni
Menaxhimi i skedarëve me anë të një kompjuteri
në
faqen 140.
•
Nëse kompjuteri është PC, mund të përdorni aplikacionin Media Go™ nga Sony dhe të
organizoni skedarët tuaj të muzikës, të krijoni lista dëgjimi, të abonoheni në podkaste e të
tjera. Për të mësuar më shumë dhe për të shkarkuar aplikacionin Media Go™, shkoni në
http://mediago.sony.com/enu/features.
•
Mund të përdorni softuerin Xperia™ Companion për të transferuar skedarët e mediave
tuaja ndërmjet kompjuterit dhe pajisjes tuaj. Për të mësuar më shumë dhe për të
shkarkuar Xperia™ Companion, shkoni te
www.sonymobile.com/global-en/tools/xperia-companion
.
Muzika mund të mos lejojë përdorimin e të gjitha formateve të skedarëve të muzikës. Për më
shumë informacion rreth formateve të skedarëve të mbështetur dhe përdorimit të skedarëve
multimedialë (audio, imazh dhe video), shkarkoni Librin e bardhë për pajisjen tuaj te
www.sonymobile.com/support
.