Gjetja e numrit të identifikimit të pajisjes tuaj
Pajisja juaj ka një numër unik ID (identifikimi). Në pajisjen tuaj, ky numër quhet IMEI
(Identiteti Ndërkombëtar i Pajisjes Celulare). Duhet ta ruani një kopje të këtij numri. Mund
137
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
ta kërkoni atë, për shembull, kur qaseni në shërbimin e mbështetjes Xperia™ Care dhe ju
duhet të regjistroni pajisjen tuaj. Gjithashtu, nëse ju vidhet pajisja, disa ofrues të rrjeteve
mund ta përdorin këtë numër për të ndaluar qasjen e pajisjes në rrjet në shtetin tuaj.
Për të parë numrin tuaj IMEI
1
Hiqeni mbulesën e folesë së mikro kartës SIM.
2
Vendosni një thua nën skajin e majtë ose të djathtë të pllakës së etiketës dhe
pastaj zvarriteni pllakën jashtë për të parë numrin tuaj IMEI.
Mund të hapni edhe formuesin e numrit të telefonit në pajisjen tuaj dhe të futni
*#06#
për të
parë numrin IMEI.
Për të parë numrin IMEI nëpërmjet cilësimeve të pajisjes
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Rreth telefonit > Gjendja > Informacioni i
IMEI-t.