Përdorimi i pajisjes tuaj në kushte me lagështirë dhe me pluhur
Për të siguruar rezistencën e pajisjes ndaj ujit, të gjitha mbulesat, duke përfshirë mbulesat për
portën e micro USB, folenë e kartës SIM dhe folenë e kartës së kujtesës, duhet të mbyllen
mirë.
Pajisja juaj inteligjente i reziston ujit dhe pluhurit në përputhje me vlerësimet e Mbrojtjes
nga hyrja IP55 dhe IP58, siç shpjegohet në tabelën e mëposhtme. Për të parë
informacion më specifik për Mbrojtjen nga hyrja për pajisjen tuaj, shkoni te
http://
www.sonymobile.com/global-en/legal/testresults/
dhe klikoni në emrin e pajisjes
përkatëse.
Këto vlerësime të veçanta të Mbrojtjes nga hyrja do të thonë se në pajisjen tuaj nuk hyn
pluhur dhe se është e mbrojtur ndaj rrjedhave të ujit me trysni të vogël, si dhe ndaj
efekteve të zhytjes për 30 minuta në ujin e ëmbël deri në thellësinë 1,5 metra.
Mund ta përdorni pajisjen tuaj:
•
në mjedise me pluhur, për shembull, në një plazh me erë.
•
kur i keni gishtat të lagur.
•
në disa kushte ekstreme të motit, për shembull, kur bie borë ose shi.
•
në ujë të ëmbël me thellësi 1,5 metra ose më pak, për shembull, në një liqen ose lumë
me ujë të ëmbël.
•
në një pishinë me ujë të klorinuar.
Edhe nëse pajisja juaj është rezistente ndaj pluhurit dhe ujit, duhet të shmangni
ekspozimin e panevojshëm të saj në mjedise me shumë pluhur, rërë dhe baltë ose në
mjedise të lagështa me temperatura jashtëzakonisht të larta ose të ulëta. Aftësia e
rezistencës ndaj ujit e portës micro USB, e folesë së kartës SIM, e folesë së kartës së
kujtesës dhe e fishës së kufjeve me mikrofon nuk mund të garantohet në të gjitha
mjediset apo kushtet.
Mos e zhytni kurrë pajisjen tuaj në ujë të kripur dhe mos lejoni që porta micro USB ose
fisha e kufjeve me mikrofon të bjerë në kontakt me ujin e kripur. Për shembull, nëse jeni
në plazh, mos harroni ta mbani pajisjen larg nga uji i detit. Gjithashtu, mos e ekspozoni
asnjëherë pajisjen ndaj kimikateve të lëngshme. Për shembull, nëse jeni duke larë me
dorë enët me detergjent të lëngshëm, shmangni kontaktin e pajisjes me detergjentin. Pas
ekspozimit ndaj ujit jo të ëmbël, shpëlajeni pajisjen me ujë të ëmbël.
Konsumimi i zakonshëm bashkë me dëmtimin e pajisjes mund të pakësojnë aftësinë e
saj për t'i rezistuar pluhurit ose lagështirës. Pas përdorimit të pajisjes në ujë, thajini zonat
rreth të gjitha mbulesave, duke përfshirë mbulesat për portën micro USB, për folenë e
kartës SIM dhe për folenë e kartës së kujtesës.
Nëse altoparlanti ose mikrofoni lagen, funksionimi i tyre mund të ndikohet derisa të
thahet plotësisht uji. Kini parasysh se koha e tharjes mund të jetë deri në tre orë, në
varësi të mjedisit. Megjithatë, gjatë kësaj kohe, mund të përdorni tipare të tjera në pajisje,
të cilat nuk e përdorin altoparlantin apo mikrofonin. Të gjitha pajisjet shtesë të
pajtueshme, duke përfshirë bateritë, ngarkuesit, pajisjet pa duar dhe kabllot micro USB,
nuk janë vetë rezistente ndaj ujit dhe pluhurit.
Garancia juaj nuk mbulon dëmtimin ose defektet e shkaktuara nga abuzimi apo përdorimi
jo i duhur i pajisjes tuaj (duke përfshirë përdorimin në mjedise ku tejkalohen kufizimet
përkatëse të vlerësimit të Mbrojtjes nga hyrja). Nëse keni ndonjë pyetje të mëtejshme në
lidhje me përdorimin e produkteve tuaja, referojuni shërbimit tonë të Mbështetjes së
146
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
klientit për ndihmë. Gjithashtu, për informacionin e garancisë, referojuni
Informacionit të
rëndësishëm
, në të cilin mund të qaseni nëpërmjet Udhëzuesit të konfigurimit në pajisjen
tuaj.