TalkBack
TalkBack është një shërbim i lexuesit të ekranit për përdoruesit me probleme të shikimit.
TalkBack përdor reagimin me të folur për të përshkruar çdo ngjarje ose veprim të kryer
në pajisjen tuaj Android. TalkBack përshkruan ndërfaqen e përdoruesit dhe lexon me zë
gabimet e softuerëve, njoftimet dhe mesazhet.
Për të aktivizuar TalkBack
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Qasshmëria > TalkBack.
3
Trokitni lehtë te çelësi aktiv-joaktiv dhe më pas trokitni lehtë
OK.
Për të ndryshuar preferencat e ligjërimit, reagimit dhe prekjes për TalkBack, trokitni lehtë
Cilësimet.
TalkBack do të hapë një udhëzues menjëherë pasi ta aktivizoni tiparin. Për të dalë nga
udhëzuesi, trokitni lehtë dy herë te butoni
Dil.
Për të çaktivizuar TalkBack
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë dy herë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë dy herë
Cilësimet > Qasshmëria > TalkBack.
3
Trokitni lehtë dy herë te çelësi aktiv-joaktiv dhe më pas trokitni lehtë dy herë
OK.