Shkarkimi i aplikacioneve nga burime të tjera
Kur pajisja juaj është cilësuar të lejojë shkarkime nga burime që nuk janë të Google
Play™, mund t'i shkarkoni aplikacionet drejtpërdrejt nga sajtet e tjera të uebit duke
ndjekur udhëzimet përkatëse të shkarkimit.
Instalimi i aplikacioneve me origjinë të panjohur ose të pasigurt mund të dëmtojë pajisjen.
Shkarkoni vetëm aplikacione nga burime të besuara. Kontaktoni me ofruesin e aplikacionit
nëse keni pyetje ose shqetësime.
Nëse jeni duke përdorur një pajisje me disa përdorues, vetëm pronari, që është përdoruesi
kryesor, mund të lejojë shkarkime nga burime që nuk janë të Google Play™. Ndryshimet e bëra
nga pronari ndikojnë te të gjithë përdoruesit e tjerë.
Për të lejuar shkarkimin e aplikacioneve nga burime të tjera
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Siguria.
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë
Burime të panjohura në të djathtë.
4
Trokitni lehtë mbi
OK.
Që të funksionojnë siç duhet, disa aplikacioneve i duhet të qasen tek të dhënat, cilësimet dhe
funksione të ndryshme në pajisjen tuaj. Instaloni dhe jepini leje vetëm aplikacioneve që besoni.
Mund t'i shikoni lejet e dhëna për një aplikacion të shkarkuar duke trokitur lehtë mbi
aplikacionin nën
Cilësimet > Aplikacionet.
31
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.