Modifikimi i tekstit
Mund të përzgjidhni, të pritni, të kopjoni dhe të ngjitni tekst ndërsa shkruani. Mund t'u
qaseni veglave të modifikimit duke trokitur dy herë tekstin e futur. Veglat e modifikimit më
pas bëhen të disponueshme përmes një shiriti të aplikacionit.
Shiriti i aplikacionit
1
Mbyllni shiritin e aplikacionit
2
Përzgjidhni të gjithë tekstin
3
Pritni tekstin
57
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
4
Kopjoni tekstin
5
Ngjitni tekstin
shfaqet vetëm kur keni ruajtur tekst në kujtesën e përkohshme.
Për të përzgjedhur tekst
1
Futni tekst, pastaj takoni dy herë tekstin. Fjala që takoni zgjidhet nga shenjëza në
të dyja anët.
2
Tërhiqni shenjëzat majtas ose djathtas për të përzgjedhur më shumë tekst.
Për të modifikuar tekstin
1
Futni tekst, pastaj takoni dy herë tekstin e futur për të bërë që të shfaqet shiriti i
aplikacionit.
2
Përzgjidhni tekstin që doni të modifikoni, pastaj përdorni veglat në shiritin e
aplikacionit për të bërë ndryshimet e dëshiruara.
Për të përdorur zmadhuesin
•
Kur futni tekst, takoni dhe mbani në fushën e tekstit për t'a parë tekstin të
zmadhuar dhe për të vendosur kursorin atje ku dëshironi brenda fushës së tekstit.