Bërja e telefonatave
Mund të bëni një telefonatë duke formuar me dorë një numër telefoni, duke trokitur lehtë
mbi një numër të ruajtur në listën e kontakteve ose duke trokitur lehtë mbi numrin e
telefonit në pamjen e regjistrit të telefonatave. Mund të përdorni funksionin e telefonimit
inteligjent për të gjetur me shpejtësi numrat nga lista e kontakteve dhe regjsitri i
telefonatave duke futur një pjesë të numrit të kontaktit ose të emrit dhe duke zgjedhur
nga sugjerimet që shfaqen. Për të bërë një videotelefonatë, mund të përdorni
aplikacionin Hangouts™ të bisedës me video dhe mesazhimit të çastit në pajisjen tuaj.
Shikoni
Mesazhimi i çastit dhe biseda me video
në faqen 77.
1
Shihni më shumë opsione
2
Fshini numrin
3
Tastiera e telefonimit
4
Butoni i telefonatës
Për të hapur tastierën e telefonimit
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi .
3
Nëse tastiera e telefonimit nuk shfaqet, trokitni lehtë .
Për të telefonuar një numër telefonik
1
Hapni tastierën e telefonimit.
2
Futni numrin e telefonit dhe më pas trokitni lehtë .
Për të fshirë një numër të futur gabimisht, trokitni lehtë
.
Për të bërë një telefonatë duke përdorur funksionin e telefonimit të zgjuar
1
Hapni tastierën e telefonimit.
2
Futni shkronjat ose numrat që korrespondojnë me kontaktin që dëshironi të
telefononi. Ndërsa futni secilën shkronjë ose numër, shfaqet një listë e përkimeve
të mundshme.
3
Trokitni lehtë te kontakti që dëshironi të telefononi.
Për të bërë një telefonatë ndërkombëtare
1
Hapni tastierën e telefonimit.
2
Prekni dhe mbani 0 derisa të shfaqet shenja “+”.
3
Futni prefiksin e shtetit, prefiksin e zonës (pa zerot e para) dhe numrin e telefonit,
pastaj trokitni lehtë mbi .
60
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të shtuar numër për telefonim të drejtpërdrejtë në ekranin bazë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh te Ekrani fillestar derisa të dridhet pajisja dhe të
shfaqet menyja e përshtatjes.
2
Në menynë e përshtatjes, trokitni lehtë mbi
Widget-et dhe aplikacionet >
Shkurtoret.
3
Lëvizni nëpër listën e aplikacioneve dhe përzgjidhni
Telefonimi i drejtpërdrejtë.
4
Zgjidhni kontaktin dhe numrin që dëshironi të përdorni si numrin për telefonim të
drejtpërdrejtë.
Afishimi ose fshehja e numrit tuaj të telefonit
Ju mund të përzgjidhni që të afishoni ose të fshihni numrin tuaj të telefonit në pajisjet e
marrësve të telefonatave kur i telefononi atyre.
Për të afishuar ose fshehur numrin tuaj të telefonit
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Telefonata > Cilësimet shtesë >
Identifikimi i telefonatës.