Kufizimi i telefonatave
Mund të bllokoni të gjitha ose disa kategori të telefonatave në hyrje dhe atyre në dalje.
Nëse keni marrë nga ofruesi juaj i shërbimit një kod PIN2, mund të përdorni edhe një listë
me Numrat e telefonimit fiks (FDN), për të kufizuar telefonatat në dalje. Nëse abonimi juaj
përfshin një shërbim të postës zanore, mund t'i dërgoni të gjitha telefonatat në hyrje nga
një kontakt specifik drejtpërdrejt te posta zanore. Nëse dëshironi të bllokoni një numër të
caktuar, mund të shkoni te Google Play™ dhe të shkarkoni aplikacionet që mbështesin
këtë funksion.
FDN-ja nuk mbështetet nga të gjithë operatorët e rrjetit. Kontaktoni me operatorin e rrjetit për
të verifikuar nëse karta juaj SIM ose shërbimi i rrjetit e mbështet këtë tipar.
64
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të bllokuar telefonatat në hyrje ose në dalje
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Telefonata.
3
Trokitni lehtë mbi
Bllokimi i telefonatave dhe pastaj përzgjidhni një opsion.
4
Futni fjalëkalimin dhe trokitni lehtë mbi
Aktivizo.
Kur konfiguroni bllokimin e telefonatave për herë të parë, duhet të fusni një fjalëkalim për të
aktivizuar funksionin e bllokimit të telefonatave. Duhet të përdorni të njëjtin fjalëkalim më vonë,
nëse dëshironi të modifikoni cilësimet e bllokimit të telefonatave.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar telefonimin fiks
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Telefonata > Numrat e telefonimit fiks.
3
Trokitni lehtë mbi
Aktivizo telefonimin fiks ose Çaktivizo telefonim. fiks.
4
Futni kodin tuaj PIN2 dhe trokitni lehtë mbi
OK.
Për qasjen në listën e marrësve të telefonatave të pranuara
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Telefonata > Numrat e telefonimit fiks >
Numrat e telefonimit fiks.
Për të ndryshuar kodin PIN2 të kartës SIM
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Telefonata.
3
Trokitni lehtë mbi
Numrat e telefonimit fiks > Ndrysho PIN2.
4
Futni kodin e vjetër PIN2 të kartës SIM dhe trokitni lehtë mbi
OK.
5
Futni kodin e ri PIN2 të kartës SIM dhe trokitni lehtë mbi
OK.
6
Konfirmoni kodin e ri PIN2 dhe trokitni lehtë mbi
OK.
Për t'i dërguar telefonatat në hyrje nga një kontakt specifik drejtpërdrejt te posta
zanore
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi .
3
Zgjidhni kontaktin për të cilin dëshironi t'i drejtoni automatikisht te posta zanore të
gjitha telefonatat në hyrje.
4
Trokitni lehtë mbi > .
5
Shenjoni kutinë e zgjedhjes pranë
Të gjitha tel. në post. zan..
6
Trokitni lehtë mbi
RUAJ.