Marrja e telefonatave
Nëse merrni një telefonatë në hyrje kur pajisja është në regjimin e fjetjes ose kur ekrani
është i kyçur, aplikacioni i telefonit hapet në formatin e ekranit të plotë. nëse merrnjë një
telefonatë në hyrje kur ekrani është aktiv, telefonata në hyrje shfaqet si një njoftim
pluskues, d.m.th. në një dritare të minimizuar që pluskon në krye të çdo ekrani të hapur.
Kur vjen një njoftim i tillë, mund të zgjidhni që t'i përgjigjeni telefonatës dhe të hapni
ekranin e aplikacionit të telefonit, ose mund të kundërshtoni telefonatën dhe të qëndroni
në ekranin aktual.
Për t'iu përgjigjur një telefonate në hyrje kur ekrani është joaktiv
•
Zvarritni djathtas.
Për t'iu përgjigjur një telefonate në hyrje kur ekrani është aktiv
•
Në njoftimin pluskues që shfaqet në krye të ekranit, trokitni lehtë
PËRGJIGJU.
Në vend që t'i përgjigjeni telefonatës, mund të shkoni në ekranin kryesor të aplikacionit të
telefonit duke trokitur lehtë në pjesën e sipërme të dritares pluskuese të njoftimeve. Duke
përdorur këtë metodë do të merrni më shumë opsione për menaxhimin e telefonatës. Për
shembull, mund të vendosni që ta kundërshtoni telefonatën me një mesazh ose ta transferoni
telefonatën te sekretaria.
Për të refuzuar një telefonatë në hyrje kur ekrani është joaktiv
•
Zvarritni në të majtë.
Për të refuzuar një telefonatë në hyrje kur ekrani është aktiv
•
Në njoftimin pluskues që shfaqet në krye të ekranit, trokitni lehtë
KUNDËRSHTO.
Në vend që ta refuzoni telefonatën, mund të shkoni në ekranin kryesor të aplikacionit të
telefonit duke trokitur lehtë në pjesën e sipërme të dritares pluskuese të njoftimeve. Duke
përdorur këtë metodë do të merrni më shumë opsione për menaxhimin e telefonatës. Për
shembull, mund të vendosni që ta kundërshtoni telefonatën me një mesazh ose ta transferoni
telefonatën te sekretaria.
Për të fikur tonin e ziles për një telefonatë të marrë
•
Kur merrni telefonatën, shtypni tastin e volumit.
Përdorimi i sekretarisë telefonike
Mund të përdorni aplikacionin e sekretarisë telefonike në pajisjen tuaj për t'iu përgjigjur
telefonatave kur jeni të zënë ose kur keni humbur ndonjë prej tyre. Mund të aktivizoni
funksionin e përgjigjes automatike dhe të përcaktoni se sa sekonda të kalojnë para se
61
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
telefonatat të marrin përgjigje automatikisht. Gjithashtu, mund t'i rrugëtoni telefonatat me
dorë në sekretarinë telefonike kur jeni shumë të zënë për t'iu përgjigjur. Dhe mund të
qaseni te mesazhet e lëna në sekretarinë tuaj telefonike drejt e nga pajisja juaj.
Para përdorimit të sekretarisë telefonike, duhet të regjistroni një mesazh përshëndetjeje.
Për të regjistruar një mesazh përshëndetjeje për sekretarinë telefonike
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Telefonata > Sekretaria telefonike e
Xperia™ > Përshëndetjet.
3
Trokitni lehtë mbi
Regjistro përshëndetjen e re dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
Për të aktivizuar përgjigjen automatike
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Telefonata > Sekretaria telefonike e
Xperia™.
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë
Sekretaria telefonike në të djathtë.
Nëse nuk vendosni një vonesë kohe për përgjigjen automatike të telefonatave, përdoret vlera
e paracaktuar.
Për të cilësuar një vonesë kohe për sekretarinë telefonike
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Telefonata > Sekretaria telefonike e
Xperia™.
3
Trokitni lehtë mbi
Merri pas.
4
Rregulloni kohën duke lëvizur lart e poshtë.
5
Trokitni lehtë mbi
U krye.
Për ta transferuar një telefonatë në hyrje te sekretaria telefonike
•
Kur vjen një telefonatë, zvarriteni
Opsionet e përgjigjes lart, pastaj përzgjidhni
Refuzo me Sekretarinë telefonike.
Kur vjen një telefonatë, po ashtu mund të prisni deri sa të kalojë vonesa kohore e paracaktuar
që sekretaria ta marrë automatikisht telefonatën.
Për të dëgjuar mesazhet në sekretarinë telefonike
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Telefonata > Sekretaria telefonike e
Xperia™ > Mesazhet.
3
Përzgjidhni mesazhin zanor që dëshironi të dëgjoni.
Mesazhet e sekretarisë telefonike mund t'i dëgjoni edhe drejt e nga regjistri i telefonatave
duke trokitur lehtë mbi .
Refuzimi i një telefonate me një mesazh me tekst
Mund të refuzoni një telefonatë me një mesazh me tekst. Kur refuzoni një telefonatë me
një mesazh të tillë, mesazhi i dërgohet automatikisht telefonuesit dhe ruhet në bisedën e
Mesazhimit me kontaktin.
Mund të përzgjidhni nga një numër mesazhesh të paracaktuara, të disponueshme në
pajisjen tuaj, ose mund të krijoni një mesazh të ri. Gjithashtu, mund të krijoni mesazhet
tuaja të personalizuara duke modifikuar mesazhet e paracaktuara.
Për të refuzuar një telefonatë me një mesazh me tekst
1
Kur arrin një telefonatë në hyrje, zvarriteni
Opsionet e përgjigjes lart, pastaj trokitni
lehtë mbi
Refuzo me mesazh.
2
Përzgjidhni një mesazh të parapërcaktuar ose trokitni lehtë mbi dhe shkruani
një mesazh të ri.
62
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të refuzuar një telefonatë të dytë me një mesazh me tekst
1
Kur dëgjoni bipe të përsëritura gjatë një telefonate, tërhiqeni
Refuzo me mesazh
lart.
2
Përzgjidhni një mesazh të parapërcaktuar ose trokitni lehtë mbi dhe shkruani
një mesazh të ri.
Për të modifikuar mesazhin me tekst të përdorur për të refuzuar një telefonatë
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Telefonata > Refuzo telefonatën me
mesazh.
3
Trokitni lehtë mesazhin që dëshironi të modifikoni, pastaj bëni ndryshimet e
nevojshme.
4
Trokitni lehtë mbi
OK.