Përdorimi i shërbimeve të vendndodhjes
Shërbimet e vendndodhjes i lejojnë aplikacionet si Hartat dhe kamerën të përdorin
informacion nga rrjetet celulare dhe Wi-Fi® si dhe informacionin e Sistemit të Pozicionimit
Global (GPS) për të përcaktuar vendndodhjen tuaj të përafërt. Nëse keni pengesa në
vijën e shikimit midis jush dhe satelitëve të GPS-së, pajisja juaj mund të përcaktojë
vendndodhjen tuaj me anën e funksionit Wi-Fi®. Nëse nuk jeni brenda rrezes së një rrjeti
Wi-Fi®, pajisja juaj mund të përcaktojë vendndodhjen tuaj me anën e rrjetit celular.
Që të përdorni pajisjen tuaj për të mësuar se ku jeni, duhet të aktivizoni shërbimet e
vendndodhjes.
Mund të shkaktoni faturime për lidhjen e të dhënave kur lidheni me internetin nga pajisja juaj.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar shërbimet e vendndodhjes
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë
Cilësimet > Vendndodhja dhe më pas trokitni te çelësi
aktiv-joaktiv për të aktivizuar ose çaktivizuar përkatësisht shërbimet e
vendndodhjes.
3
Nëse keni zgjedhur të aktivizoni shërbimet e vendndodhjes në hapin 2, trokitni
lehtë
Pranoj për ta konfirmuar.
Përmirësimi i saktësisë së GPS-së
Herën e parë që përdorni funksionin GPS në pajisjen tuaj, mund të duhen 5 deri në 10
minuta që të gjendet vendndodhja juaj. Për të ndihmuar kërkimin, sigurohuni se nuk ka
pengesa midis jush dhe qiellit. Qëndroni pa lëvizur dhe mos mbuloni antenën GPS (zona
e theksuar në imazh). Sinjalet GPS mund të kalojnë përmes reve dhe plastikës, por jo
përmes shumicës së objekteve të ngurta, të tilla si ndërtesat dhe malet. Nëse
vendndodhja juaj nuk gjendet brenda disa minutash, zhvendosuni në një vendndodhje
tjetër.